Zemaj kërkon sqarimin dhe anulimin e vendimit të Kushtetueses

Zemaj kërkon sqarimin dhe anulimin e vendimit të Kushtetueses

Deputeti Armend Zemaj në tryezën me partitë politike ku nuk është ftuar PAN, ka thënë se duhet të sqarohet dhe të anulohet vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 që ia jep të drejtën koalicionit të parë që ka marrë numër më të madh votash të zgjedh kryetarin e Kuvendit.

Ai ka thënë se veprime të tilla mund të përsëriten gjithmonë dhe kjo nuk duhet të ndodh më.

“Mendoj se teksti kushtetues nuk është shkaktari kryesor që po na përcjellë në bllokadë. Vendimi i Gjykatës Kushtetuese i vitit 2014 ia ka njohur partitë apo koalicionit më të madh votash që të propozojë kandidatin për kryetar Kuvendi. Si pasojë e kësaj neve mund të na përsëriten gjithmonë situatat e njëjta. Konsiderojmë se deputetët janë të obliguar të ushtrojnë funksionin e tyre konform Kushtetutës”, ka thënë ai.