Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka komentuar fotografinë ku ai shihet në mes e shumë të rinjve të cilët nuk kishin maska në fytyrë.
Kjo fotografi nga takimi i tij në Deçan. është kritikuar si “shkelje e masave anti-COVID”.
Zemaj tha se shumica e të rinjeve kishin maskat në fytyrë ose në dorë.
“Edhe unë kam rastisur të jem aty, e kam postuar me qëllim, sepse janë të rinj, dhe nuk jam fsheh, e kam postuar unë, e para, unë ju kam treguar edhe këtyre të rinjve, shumica nga ta ose e kanë pasur maskën varur, ose në dorë, janë diku 30”, tha ai në Kanal 10.
Zemaj shtoi se njerëzit mund të vinë e të fotografohen me të.
“Unë mund të gjendem edhe në këtë mes, mund të vijnë më shumë se 10 persona të afrohen afër meje, por nuk do të thotë që të gjithë që duhet të paralizohen”, tha ai. /Insajderi.com