Zemaj konfirmon rekord testimesh për COVID-19, konfirmohen 246 raste të reja

Zemaj konfirmon rekord testimesh për COVID-19, konfirmohen 246 raste të reja

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka njoftuar se brenda 24-orëve të fundit janë konfirmuar 246 raste pozitive me COVID-19, njofton Insajderi.

Zemaj ka pohuar se ka pasur rekord të testimeve, njofton Insajderi.

“Brenda 24 orëve, kemi rekord testime që nga fillimi i pandemisë, 3.031 teste dhe nga këto mostra vetëm 246 kanë rezultuar pozitiv me Covid 19, apo në përqindje vetëm 8.1%, ndërsa asnjë qytetar nuk ka humbur jetën në betejën me Covid 19. Përgëzoj për punën e palodhshme Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike në tërë Republikën e Kosovës”, ka thënë Zemaj.

Zemaj ka kërkuar nga qytetarët që të respektojnë masat antiCOVID.

“Të dashur qytetarë, kjo situatë e kontrolluar epidemiologjike është arritur falë bashkëpunimit të të gjithëve.Respektoni rekomandimet anti Covid. Bashkë ia dalim”, thotë Zemaj në shkrimin e bërë në Facebook./Insajderi.com