Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka kritikuar Qeverinë për mosnënshkrimin e kontratës me “Pfizer” që nga data 15 prill.
Të premten, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia – kumtuan se deri në fund të vitit do të vinë mbi 1 milion e 200 mijë vaksina.
“Mos serioziteti dhe trajtimin në çështje të vaksinimit dhe sidomos pritja nga data 15 prill e nënshkrimit të kontratë për ardhjen e vaksinave atëherë lenë që të dyshojmë që kjo qeveri është e paaftë e mbyllur në vetvete dhe trajtimin e vaksinimit të qytetarëve nuk e ka prioritet”, ka thënë Zemaj për EO.
Tash deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, shtoi se “lakorja mund të lëvizë”, duke thënë se përkundër se situata epidemiologjike është e qetë – kujdesi ndaj masave anti-COVID nuk duhet të mungojë.
Përndryshe, Qeveria e Kosovës, ka miratuar lehtësimin e masave anti-COVID që përfshinë largimin e orës policore, lejimin e ecjes pa maskë kur jemi vetëm si dhe gastronomia punon deri në ora 23:00. /Insajderi.com