Zemaj: Kush i klasifikon si vrasje vdekjet nga COVID-19 tregon pafytyrësi politike

Zemaj: Kush i klasifikon si vrasje vdekjet nga COVID-19 tregon pafytyrësi politike

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se ata që i quajnë si vrasje, vdekjet e fundit që ndodhën në QKUK nga COVID-19, e që u ngrit dyshim mbi ndonjë defekt që ka mundur të ndodhë me sistemin e oksigjenimit, tregojnë vetëm se janë të pafytyrë politikisht.

Zemaj po i drejtohej specifikisht fjalëve të Arbër Rexhajt, deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, i cili tha se ato vdekje “mbase mund të cilësohen edhe si vrasje”.

Zemaj ka shpjeguar se ai rast me problemet potenciale me tubat e oksigjenit po hetohet dhe pritet një vendim final.

“Kualifikimi deri në vrasje është papërgjegjësi totale dhe tregon pafytyrësi politike në një qasje të tillë”, ka deklaruar Zemaj./Insajderi.com