Zemaj: Kush s’i respekton masat, sanksionohet

Zemaj: Kush s’i respekton masat, sanksionohet

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shkruar në llogarinë e tij në Facebook se përkundër që pa vullnetin e tij, por me nevojën e krijuar nga situata, sot po fillojnë masat e reja anti-Covid-19, dhe kush nuk i respekton ato do të sanksionohet, njofton Insajderi.

Zemaj ka shkruar se do të angazhohet personel i madh për të mbikëqyrur zbatimin e masave nga qendra, por edhe komunat do të duhet të ri-aktivizojnë shtabet e tyre emergjente./Insajderi.com