Zemaj: Masat e reja nuk nënkuptojnë bllokim të shtetit, por lëvizje kontrolluar

Zemaj: Masat e reja nuk nënkuptojnë bllokim të shtetit, por lëvizje kontrolluar

Qeveria e Kosovës ka vendosur për masa rigoroze gjatë vikendit, pas rritjes së numrit të rasteve me Coronavirus.

Të premten Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik regjistroi 721 infeksione të reja, që përbën rekord që nga shpërthimi i pandemisë më 13 mars.

Por, sipas ministrit, Armend Zemaj, masat e reja nuk nënkuptojnë ‘kufizim të lëvizjes’, por lëvizje e kontrolluar.

“Masat e sotme nuk janë bllokim i shtetit, por lëvizje e kontrolluar me rigorozitet, pra, nuk nënkupton ndalim të lëvizjes së qytetarëve, aty ku është e domosdoshme”, tha Zemaj në Facebook.

Ai po ashtu përmendi rregullat e veçanta që janë marrë për shtatë komuna të vendit.

“Krahas vendimit të Qeverisë kemi edhe vendime për masat e veçanta në shtatë komuna : Prishtina, Fushë Kosova, Gjilani, Obiliqi, Gjakova, Podujeva dhe Shtime. Çdo komunë tjetër që hynë në zonë të kuqe të infeksionit, sipas numrit të banorëve (sipas hartës), do të ketë masë të njëjtë”.

Zemaj ka kërkuar nga Policia e Kosovës dhe Inspektoratet që të bëjnë kontrolle rigoroze që vendimi qeveritar të zbatohet. /Insajderi.com