Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, bën të ditur se mbi 550 specializantë të cilët janë vetëfinancuar do të futen në listë për subvencionim nga ana e Qeverisë së Kosovës, njofton Insajderi.
Përmes një konference për medie, Zemaj tha se ky vendim është marrë në mënyrë që mos të lejohet që mjekët e rinj të mbesin pa specializim dhe të ikin jashtë vendit.
“Kjo mbështetje financiare për specializantet bëhet për të siguruar siguri dhe stabilitet për specializantët. Nga tani fokusi i tyre do të jetë në arritjen e shkathtësive”, u shpreh ai.
Tutje, Zemaj bëri të ditur se gjatë muajit shkurt vaksina anti-covid do të vijë në Kosovë.
Ai tha se procesi i përgatitjes për ardhjen e vaksinave ka përfunduar./Insajderi.com