Zemaj me tri kërkesa pas kalimit të buxhetit në lexim të parë

Zemaj me tri kërkesa pas kalimit të buxhetit në lexim të parë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se pas kalimit në lexim të parë të buxhetit për vitin 2021, ka adresuar tri kërkesa për përkrahje shtesë buxhetore, njofton Insajderi.

Sipas tij, këto kërkesa kanë të bëjnë me furnizimin me barna dhe terapitë që konsiderohen për sëmundje të rralla, shtimin e numrit të profesionistëve shëndetësorë si dhe avancimin profesional të mjekëve të rinj.

“Besojmë fuqishëm se Komisioni për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale po ashtu edhe Komisioni për Buxhet dhe Transfere do të përkrahin këto kërkesa të arsyeshme”.

“Sigurisht që fjalën përfundimtare e kanë deputetët e Kuvendit të cilët jo rrallë herë kanë kërkuar dhe kanë shfaqur përkrahje për fëmijët të cilët vuajnë nga “Fibroza Cistike”, rritje të numrit të profesionistëve shëndetësor si dhe mundësi më të mira për të vazhduar mjekët e rinj shkollimin dhe avancimet profesionale”, ka shkruar Zemaj në llogarinë e tij në Facebook./Insajderi.com

Pas kalimit të Ligjit të Buxhetit në lexim të parë në Kuvendin e Kosovës, kam adresuar tri kërkesa të arsyeshme për…

Posted by Armend Zemaj on Monday, December 28, 2020