
Zemaj pas rritjes së rasteve me covid: Menaxhimi i pandemisë do qasje ofensive, nuk mund të ketë sukses nga kolltukët!
Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar pas rritjes së rasteve me Coronavirus, për çka tha se virusi ka marrë hov të madh, njofton Insajderi.
Kështu u shpreh ai me anë të një postimi në Facebook, ku shtoi se menaxhimi i pandemisë do qasje ofensive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët e as nga parqet publike.
“Për dhjetë ditë, 10013 qytetarë janë pozitiv. Fatkeqësisht 125 qytetarë (pacientë) kanë humbur betejën me virusin vdekjeprurës.Fronti i betejës kundër virusit është i hapur”.
“Demagogjia dhe shantazhi demtojnë të arriturat në menaxhimin e situatës pandemike. Andaj menaxhimi i pandemisë do qasje ofensive dhe nuk mund të ketë sukses nga kolltukët e as nga parqet publike” shkruan Zemaj në Facebook. /Insajderi.com