Zemaj: Mos i jepni gjasa virusit

Zemaj: Mos i jepni gjasa virusit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka bërë apel për qytetarët që të bëjnë kujdes dhe ti respektojnë masat anti-Covid, njofton Insajderi.

Zemaj përmes një postimi në profilin e tij në Facebook, ka thënë që “mos t’i jepet gjasa virusit”.

Tutje Zemaj ka theksuar se “respektimi i rregullave për luftimin e virusit Covid-19, do të sjell raporte aq të dëshirueshme, për uljen e statistikave jo të mira, në shtetin më të ri evropian”.

Në fund ai ka përsëritur këshillën tashmë të njohur: “Vendose maskën, mbaje higjienën, ruaje distancën”./Insajderi.com