Zemaj: Në rast se rritet infeksioni mund të kthehet testi PCR në kufij me Maqedoninë

Zemaj: Në rast se rritet infeksioni mund të kthehet testi PCR në kufij me Maqedoninë

Qytetarët e Maqedonisë së Veriut mund të hynë në Kosovë pa testin PCR si dëshmi se nuk janë të infektuar nga virusi COVID-19.

Por, sipas ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj, kjo mund të ndryshojë në rast se vërehen rastet në rritje të infeksionit.

Zemaj ka bërë apel për të dy vendet që të kenë kujdes.

“Ju bëjmë thirrje qytetarëve të të dyja vendeve, të jenë të kujdesshëm, t’i përmbahen rekomandimeve dhe të udhëtojnë në shtetet e ndërsjella, nëse e kanë të domosdoshme”, ka shkruar ndër tjerash Zemaj.

Më 12 tetor hynë në fuqi vendimi që të hapen kufirit në mes Kosovës e Maqedonisë së Veriut pa qenë i obligueshëm testi PCR. /Insajderi.com

Me mikun tim, Zëvendësministrin e Shëndetësisë, z. Ilir Hasani, e nisa javën në Prishtinë. Teksa po pinim kafe, po…

Gepostet von Armend Zemaj am Montag, 12. Oktober 2020