Zemaj nënshkruan edhe tre udhërrëfyes të tjerë klinikë për trajtimin e disa sëmundjeve

Zemaj nënshkruan edhe tre udhërrëfyes të tjerë klinikë për trajtimin e disa sëmundjeve

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj nënshkroi edhe tre udhërrëfyes klinikë, të hartuar nga grupet profesionale dhe miratuar nga Këshilli Kombëtar për Udhërrëfyes dhe Protokolle Klinike, njofton Insajderi.

Sipas komunikatës ministrore, Udhërrëfyesit e nënshkruar nga Ministri Zemaj janë: Trajtimi i sëmundjes iskemike trunore; Kujdesi dhe trajnimi i personave të diagnostikuar me Hepatit C; dhe Menaxhimi farmakologjik i sëmundjes së sheqerit tip 2 tek të rriturit.

Udhërrëfyesi i parë ndihmon profesionistët që të kenë qasje më të lehtë në trajtimin e sëmundjes iskemike trunore, por edhe tregon hapat e trajtimit të bazuar shkencor; i dyti do të ndihmoj profesionistët shëndetësor, që kujdesi dhe trajtimi i të infektuarve me Virusin e Hepatitit C të jetë profesional, derisa udhërrëfyesi i tretë ka për qëllim që të gjithë mjekët që merren me të sëmurët me sëmundjen e sheqerit tip 2 në Kosovë për të rritur, t’ju ndihmojë në vendimet e përditshme klinike.

Ministria e Shëndetësisë deri tani ka aprovuar 17 udhërrëfyes klinik, 9 prej të cilëve gjatë mandatit të ministrit Zemaj.

Dy udhërrëfyes të tjerë të planifikuar për sivjet janë në fazën finale dhe të njëjtit pritet të aprovohen e nënshkruhen së shpejti./Insajderi.com