Zemaj: Nga sot mbi 161 specialistë të rinj në ShSKUK

Zemaj: Nga sot mbi 161 specialistë të rinj në ShSKUK

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se të premten mbi 161 specialistë kanë nënshkruar kontratat për të nisur punën në Shërbimin Spitalor dhe Klinik Universitar të Kosovës.

Në një postim në Facebook, Zemaj u shpreh se me punësimin e këtyre specializantëve, asnjë mjek specialist në Kosovë nuk është i papunë, transmeton Insajderi.

“Unë besoj në punën dhe profesionalizmin e tyre, ashtu sikur do të besojnë edhe qytetarët e vendit tonë, të cilëve do t’u ofrojnë shërbime shëndetësore.

Si Qeveri Hoti, sot po e përmbushim edhe një obligim madhor që e kemi ndaj vendit dhe profesionistëve tanë shëndetësor, siç i kemi përmbushur edhe shumë të tjera përgjatë këtyre muajve, bashkë. Urime ju priftë e mbara”, ka shkruar ai në Facebook./Insajderi.com