Zemaj njofton se janë ndërprerë tri dasma, thotë janë burim i infeksionit

Zemaj njofton se janë ndërprerë tri dasma, thotë janë burim i infeksionit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se janë ndërprerë tri dasma dhe është mbyllur një lokal, si shkak i shkeljes së masave kundër COVID-19, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në rrjetit social Facebook, Zemaj ka njoftuar se dasmat në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë janë ndërprerë për shkak se tubimet në to mund të bëhen burim i infeksionit dhe sipas tij, kjo është e palejueshme.

“Tri dasma janë ndërprerë dhe janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të objekteve ku janë mbajtur ato, në Gjakovë, Junik dhe Sllatinë. Ndërsa, në lagjen Arbëria në Prishtinë, është mbyllur një lokal nate dhe po ashtu janë marrë masa edhe ndaj pronarëve të këtij lokali”.

Tutje, Zemaj ka potencuar se prioritet mbetet shëndeti i qytetarëve, ndërsa kushdo që bie ndesh me ligjin, do të ketë pasoja.

Zemaj lidhur me situatën epidemiologjike  sot ka mbajtur një konferencë për media me rastin e 100-ditëshit të qeverisjes, ndërsa ka thënë se nëse vazhdon rritja e numrit të të infektuarve me Coronavirus, do të ketë masa të reja./Insajderi.com