Zemaj: Nuk do të ketë masa lehtësuese për fundvit

Zemaj: Nuk do të ketë masa lehtësuese për fundvit

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se masat kundër përhapjes së COVID-19 nuk do të lehtësohen për festat e fundvitit, njofton Insajderi.

Zemaj tha se nuk do të ketë zgjatje të orarit pavarësisht se disa komuna kanë lëvizur pozitivisht dhe nuk janë më në zonë të rrezikshmërisë.

“E them edhe sot, nuk do të ketë lehtësim të masave do të ketë disa kufizime. Nuk do të ketë as zgjatje të orarit pavarësisht që disa komune kanë lëvizur pozitivisht, kanë kaluar nga zona e rrezikshmërisë”, tha Zemaj në RTK.

Ndërkohë që Zemaj ka folur edhe për vaksinat. Ai tha se sigurimi i tyre është një nga prioritetet e kësaj ministrie, ndërsa ka shtuar se janë duke tentuar që të sigurojnë 1.2 milionë vaksina.

“Vaksina është shpresa kryesore, nuk po them e vetme se virusi mund të ketë aspektin tjetër të trajtimit se si do të ecë apo si do të trajtohet. Ne kemi një pjesë të siguruar të kësaj vaksine, unë kam nënshkruar aplikacionin, është një 20 përqindsh që ndahet edhe pse është në pjesën tjetër të vitit nga Aleanca Kovaks, pjesa tjetër duhet të sigurohet dhe jemi duke përdorur disa rrugë alternative që detyrimisht ta kemi për qytetarët”. “Problemi është edhe nga ata vetë që e prodhojnë dhe e licencojnë si vaksinë”, ka përfunduar ministri Zemaj./Insajderi.com