Zemaj nuk fajëson qeverinë për mosardhjen e vaksinave

Zemaj nuk fajëson qeverinë për mosardhjen e vaksinave

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se kanë bërë të gjithë përgatitjet e nevojshme për vaksinën kundër Coronavirusit, njofton Insajderi.

Se Kosova është shteti i vetëm në Ballkan që ende nuk është furnizuar me vaksina anti-COVID’19, Zemaj është shprehur se nuk kanë asnjë faj derisa Kosova ende nuk është pjesë e Organizatës Botërore të Shëndetësisë.

Ai në takimin e Komitetit për koordinimin dhe vlerësimin e situatës epidemiologjike, ka shtuar se Kosova ka qenë shembull se si duhet të menaxhohet me pandeminë, duke kërkuar vigjilencë maksimale në respektim të masave.

“Ministria ka bërë të gjitha përgatitjet për vaksinim. Të gjithë ata që duhet vaksinuar, do të vaksinohen sipas planeve të vaksinimit. Po punojmë për të siguruar sa më shumë vaksina anti-Covid. Derisa nuk jemi pjesë e OBSh-së ne nuk jemi fajtor që nuk arrin vaksina te ne”, ka deklaruar Zemaj.

“Edhe më tej vazhdojmë të jemi të angazhuar me partneret tanë. Qeveria për vitin 2021 ka paraparë 40 milionë euro për vaksina duke shtuar edhe 10 milionë të tjera”, ka pohuar ai./Insajderi.com