
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se ai ende nuk është infektuar me Covid-19.
Ai si arsye për këtë e ka përmendur faktin se vazhdimisht mbanë maskën dhe distancën.
I ftuar në emisionin “DPT te Fidani” në T7, Zemaj tregoi se si shumë bashkëpunëtorë të tij e kanë kaluar Covid-19, disa e kanë kaluar më lehtë e të tjerë me komplikacione.
“Po e kanë kaluar shumë kolegë e bashkëpunëtorë e familjarë por unë jo”, theksoi Zemaj.
Në fund ai ka bërë sërish thirrje që qytetarët tu përmbahen rekomandimeve të IKSHPK-së për mbrojtje nga Covid-19./Insajderi.com