Zemaj: Nuk kemi pranuar vaksina nga Serbia e Kina

Zemaj: Nuk kemi pranuar vaksina nga Serbia e Kina

Ish-ministri i Shëndetësisë, tash deputet i Kuvendit të Kosovës, Armend Zemaj, deklaroi se nuk kanë pranuar vaksina nga Serbia dhe Kina.

Kuvendi i Kosovës të premten ka mbajtur seancën plenare, ku u diskutua edhe menaxhimi i pandemisë.

“E di që ka pasur një përkushtim të disave në prapavijë që të merren vaksina ashtu siç kanë marrë disa vende të tjera nga Vuçiqi apo edhe nga Kina, por ne nuk e kemi lejuar një gjë të tillë”, tha Zemaj.

Ndërsa, deputetët e Partisë Demokratike të Kosovës, kishin kritika për Kurtin pasi u vaksionua i pari. /Insajderi.com