Zemaj: PAN-i ta pranon daljen në opozite me gajret, nuk është fundi i botës

Zemaj: PAN-i ta pranon daljen në opozite me gajret, nuk është fundi i botës

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj ka thwnw se tendenca nga PAN-i, që të imponoj votimin e dyfishtë si për kryetar Kuvendi dhe Qeveri paraqet shkelje të rregullave dhe procedurave duke përfshirë edhe vendimin e gjykatës kushtetuese.

“Kjo bëhet edhe me e padrejtë kur gjithë këto ditë, duke involvuar edhe faktorë tjerë kanë trumbetuar që kanë shumicën parlamentare ndërsa e vërteta është se ajo nuk ekziston ku tani edhe është faktuar me tri seanca radhazi. Duke tentuar që me çdo kusht të jene shumice, po tregojnë pafuqinë politike dhe morale që të pranojnë faktin e humbjes ku njeherit të krijohet mundësia që subjektet tjera politike të marrin mandatin për krijimin e qeverisë”, ka thënë Zemaj.

Ai e porosti PAN-in që të dalë në opozitë sepse nuk është fundi i botës.

“PAN-i, pranone daljen në opozite, me gajret nuk është fundi i botës po mendoj në atë kolektivisht, ndërsa si persona të përveçëm moti është dashtë të qëndroni larg politikes dhe institucioneve nga fakti çka keni bërë ju”, ka thënë ai.