Zemaj: Pandemia ka rritur varfërinë

Zemaj: Pandemia ka rritur varfërinë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, është takuar sot me drejtuesin e Sindikatës së Pavarur të Sektorit Privat të Kosovës, Jusuf Azemi, me të cilin ka biseduar për shqetësimet dhe efektet negative të shkaktuara nga pandemia Coronavirus, njofton Insajderi.

Ai me këtë ka siguruar sindikalistët e sektorit privat se do t’i shqyrtojë kërkesat dhe shqetësimet e tyre me kryeministrin Avdullah Hoti, deri te marrja e një vendimi i cili do të jetë i pranueshëm për të gjithë.

Në profilin e tij në Facebok, Zemaj ka thënë se “kjo situatë po i rrezikon bizneset, ekonomitë familjare, ka shkaktuar humbje të vendeve të punës, ka rritur varfërinë, por besojmë në reflektimin e të gjitha instancave shtetërore. Përkundër COVID-19, ta rigjallërojmë ekonominë e Kosovës dhe të reflektojmë të gjithë”./Insajderi.com