Zemaj paralajmëron hartimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

Zemaj paralajmëron hartimin e Ligjit për Sigurimet Shëndetësore

Qytetarët e Kosovës ende nuk kanë sigurime shëndetësore, por ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se një ligj i tillë tashmë veç po hartohet, njofton Insajderi.

Sipas njoftimit të Zemajt në llogarinë e tij në Facebook, pritet dinamikë e re e hartimit të ligjit.

“Së bashku me anëtarët e Bordit Drejtues të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore, diskutuam për plotësimin e parakushteve, pa vonesa, në mënyrë̈ që Fondi i Sigurimeve shëndetësore të jetë në funksion të plotë”, shkruan Zemaj.

“Aktualisht, Grupi punues po vazhdon punën për hartimin e Ligjit për sigurimet shëndetësore. Pres dinamikë të shtuar për draftimin e ligjit. Jam i vendosur që sa më parë të krijohet mundësia për qytetarët të jenë të siguruar dhe përmes kësaj t’u ofrohen shërbimet e sigurimit shëndetësor”./Insajderi.com