
Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, njoftoi të premten, se deri në fund të javës pritet që aparaturat për kryerjen e testeve PCR për Coronavirus të shpërndahen në gjashtë qendra rajonale, njofton Insajderi.
Ai gjatë konferencës për media deklaroi se me vendosjen e aparaturave në gjashtë qendra do të shumëfishohet numri i testimeve dhe diagnostikimi i virusit do të bëhet shumë më shpejt.
Tutje, Zemaj, tha se krahas testimeve PCR do të nisin edhe testet serologjike.
“Ju njoftojmë se nga tash IKSHPK ka filluar shpërndarjen e aparaturave edhe në gjashtë qendra. Deri në fund të javës presim që të përfundojë shpërndarja e këtyre aparaturave”, ka thënë ministri Zemaj.
Ky projekt, sipas ministrit, ka kushtuar rreth një milion euro./Insajderi.com