Zemaj paralajmëron shtrëngim të masave në dy faza ditore – përfshihet edhe gastronomia

Zemaj paralajmëron shtrëngim të masave në dy faza ditore – përfshihet edhe gastronomia

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka paralajmëruar shtrëngim të masave pas rritjes së numrit të rasteve pozitive me COVID-19, njofton Insajderi.

Zemaj njoftoi se këto masa do të jenë të ndara në dy faza, duke përfshirë edhe sektorin e gastronomisë.

Zemaj këto deklarata i ka bërë pas vizitës në Burgun e Lipjanit.

Ai tha se menaxhimi sa i përket situatës me COVID është i mirë dhe në Burgun e Lipjanit nuk ka të infektuar me koronavirus.

“Ne po ashtu do t’i furnizojmë të burgosurat me barna dhe shërbime të tjera”, tha Zemaj.

I pari I Ministrisë së Shëndetësisë foli edhe sa u përket masave dhe tha se do të ketë shtrëngim të masave në dy faza ditore, edhe sa i përket gastronomisë. /Insajderi.com