Zemaj: Pas ardhjes së vaksinës, në qershor e korrik do t’i kthehemi normalitetit

Zemaj: Pas ardhjes së vaksinës, në qershor e korrik do t’i kthehemi normalitetit

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Aremend Zemaj, ka shprehur besimin se pas ardhjes së vaksinës kundër Coronavirusi, normaliteti në vend do të kthehet në muajt qershor dhe korrik, njofton Insajderi.

Zemaj është shprehur se presin që gjatë këtij viti të angazhohen një mijë persona staf i mesëm në spitalet e vendit.

Këto deklarata ministri në detyrë i ka bërë gjatë vizitës në Spitalin e Vushtrrisë.

“Spitali i Vushtrrisë na ka ndihmuar shumë në menaxhimin e pandemisë. Vaksina po vjen, prioritet i vaksinimit do të jetë personeli shëndetësor dhe shpresojmë së në qershor dhe korrik t’i kthemi normalitetit në vend. 1000 persona staf të mesëm do t’i angazhojmë gjatë këtij viti”, ka thënë ai./Insajderi.com