Zemaj pas takimit me Michele Risi-n paralajmëron ashpërsim të masave

Zemaj pas takimit me Michele Risi-n paralajmëron ashpërsim të masave

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim me komandantin e KFOR-it në Kosovë, Michele Risi, me të cilin kanë diskutuar për situatën me Covid-19, njofton Insajderi.

Zemaj, në postimin e tij në Facebook, ka shkruar se “duke u bazuar në rritjen e rasteve pozitive në dy javët e fundit, do të jemi të detyruar që edhe më tej t’i ashpërsojmë masat”.

Tutje ai ka thënë se “e ka falënderuar Risin për përkushtimin që ofron KFOR-i në sigurinë e qytetarëve të vendit”.

Në fund Zemaj ka bërë thirrje që të shmanget lëvizjet e pa nevojshme dhe të qëndrojmë sa më shumë në shtëpi./Insajderi.com