Zemaj për policinë e inspektoratin sanitar: Ka humbur vëmendja në mbikëqyrjen e masave

Zemaj për policinë e inspektoratin sanitar: Ka humbur vëmendja në mbikëqyrjen e masave

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka treguar gjendjen e përgjithshme të krijuar nga pandemia COVID-19 në vend deri më tani, në takimin e mbajtur nga Komiteti për Koordinim dhe Vlerësim të Situatës me Coronavirus.

Gjatë këtij takimi, Zemaj deklaroi se gjendja e pandemisë në vend është nën-kontroll dhe s’ka tendenca për alarm të asnjë lloj natyre që mund të paraqitet.

Zemaj deklaroi se janë 66 mijë e 380 raste nga mostrat e testuara të cilët rezultuan pozitiv, ku deri më 21 shkurt janë 58 mijë e 169 të infektuar të shëruar apo 87.6%, aktualisht janë gjashtë mijë e 639 raste aktive që shprehet 10 në përqindje.

“Në dy javët e fundit janë raportuar 4 mijë e 122 raste pozitive, 49 raste përfunduan me fatalitet, ndërsa pozitivitet i është 1.18%. Janë regjistruar a 1 mijë e 572 vdekje. Situata epidemiologjike tregon ulje simbolike të rasteve në dy javët e fundit, me 1.16 përqind, por me shenja iniciale të mundësisë të rritjes së rasteve në këtë javë.Kemi ulje të rasteve të vdekjeve të raportuara për 36.7%. Sipas moshave përqindja e të prekurve me COVID-19 është më e ulët, nga 0 deri në 9 vjet, 1.7 kurse nga 1.6 të moshës 30-39 vjeçare.Sipas gjinisë meshkuj 51% janë pak më shumë të prekur krahasuar me fermat ku javën 49%”, shtoi ai.

Zemaj tutje u shpreh se duhet të vazhdohen masat rigoroze dhe përkufizimi bazuar në kategorizimin e komunave vazhdon të jetë I njëjtë.

Ai madje edhe kritikoi policinë dhe organet tjera të rendit për të cilat thotë se e kanë humbur vëmendjen në mbikëqyrjen e masave.

“Vazhdon klasifikimi i ndarjes së komunave në zona. Të vazhdojë punën policia e inspektorati sanitar. Duket se është humbur pak vëmendja në mbikëqyrjen e masave. Ka rënie edhe të bartjes së maskave. Angazhimi ynë është maksimal që të sigurojmë vaksinimin për 75 përqind të populates”, ka thënë Zemaj. /Insajderi.com