Zemaj për vaksinat që arritën në Kosovë: Miqësia me Austrinë e veçantë

Zemaj për vaksinat që arritën në Kosovë: Miqësia me Austrinë e veçantë

Ish-ministri i Shëndetësie, Armend Zemaj, ka deklaruar miqësia e Kosovës me Austrinë është vlerë e veçantë.

Kjo deklaratë e Zemajt vjen pasi Kosova ka pranuar 4.680 vaksina nga Austria, si pjesë e donacionit nga Bashkimi Evropian.

“Gjatë vizitës zyrtare në Vjenë, në takim me ministrin federal të Shëndetësisë, z. Rudolf Anschober, pata theksuar se miqësia e popullit austriak për popullin tonë është vlerë e veçantë”, ka shkruar deputeti në Facebook.

Kosova do të pranojë 95 mijë vaksina deri në fund të gushtit.

Ndërsa, me më parë vendi ynë mori 24 mijë vaksina nga program COVAX. /Insajderi.com