Me 12 Qershor, Lëvizja Vetëvendosje kishte organizuar tubim ku nuk ishte respektuar distanca sociale, kjo shkaktoi reagime të shumta.
Në Komisionin për Shëndetësi ka ndodhur një përplasje në mes ministrit të Shëndetësisë, Armend Zemaj dhe deputetit të Levizjes Vetëvendosje, Fitim Uka.
Zemaj po raporton në Komisionin për Shëndetësi rreth menaxhimit të pandemisë.
Për një moment gjatë diskutimit me deputetin e VV-së, Zemaj nxorri disa fotografi të tubimit që LVV e mbajti me 12 Qershor më Prishtinë.
“Këta filma të juaj te unë nuk shiten. Domethanë kjo është përgjigja për datën 12 qershor dhe ministri i ka marrë këto adresime”, iu përgjigj Zemaj, deputetit Fitim Uka.
Në këtë mbledhje të Komisionit për shëndetësi po diskutohet menaxhimi dhe situata në përballje me pandeminë e shkaktuar nga virusi COVID-19. /Insajderi.com/