Zemaj: Po përpiqemi ta përmirësojmë sistemin shëndetësor

Zemaj: Po përpiqemi ta përmirësojmë sistemin shëndetësor

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se janë duke u përpjekur për avancim të shëndetësisë, si dhe për përmirësim të shërbimeve ndaj pacientëve, njofton Insajderi.

Zemaj, përmes llogarisë së tij në ‘Facebook’, ka përmendur edhe investimet nëpër klinika të QKUK-së.

Tutje, ai ka kërkuar nga qytetarët respektim të masave për parandalimin e përhapjes së  Coronavirusit.

Më pas Zemaj ka thënë se spitalet e përgjithshme dhe klinikat për furnizime me barna dhe pajisje medicinale, janë prioritet,

“Klinika Emergjente, Neurologjisë, Mjekësia Nukleare dhe të gjitha klinikat tjera, janë duke ofruar shërbime të nevojshme për të gjithë qytetarët edhe në këtë kohë pandemie”./Insajderi.com