Zemaj prezanton 50 profesionistë shëndetësorë

Zemaj prezanton 50 profesionistë të rinj shëndetësor. Thotë se do jenë ndihmesë në menaxhimin e situatës me Covid-19.

Zemaj prezanton 50 profesionistë shëndetësorë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, sëbashku me UD “Drejtorin e Përgjithshëm i ShSKUK-së”, Valbon Krasniqi, i prezantuan 50 profesionistë të rinj shëndetësor, të cilët do të angazhohen në menaxhimin e pandemisë Covid-19, njofton Insajdeeri.

Në njoftimin e Zemajt në Facebook thuhet se nga këta 50 profesionistë që janë angazhuar, janë: 8 laborantë që kanë filluar në Institutin Kombëtar te Shëndetit Publik, 4 mikrobiolog, 20 inspektorë, sot janë shpërndarë edhe 50 mjekë dhe 62 infermierë, të cilët do të ndihmojnë në klinika e QKUK-së.

“ Së bashku me UD,“ Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK-së, Valbon Krasniqi ne i prezantuam 50 profesionistë, 8 laborantë që kanë filluar në Institutin Kombëtar te Shëndetit Publik, 4 mikrobiolog, 20 inspektorë, sot janë shpërndarë edhe 50 mjekë dhe 62 infermierë, sipas kërkesave dhe nevojave që janë akoma në rritje. Punësimi i këtyre profesionistëve do të ndihmojë klinikat e QKUK-së dhe spitalet e përgjithshme për të pasur punën më të lehtë”.

Zemaj më pas ka shtuar se kjo nuk është e tëra, por de të ketë angazhime tjera në përputhje me nevojat dhe kapacitetet shëndetësore./Insajderi.com