Zemaj prezanton projektin për ndërtimin e spitalit në Podujevë

Zemaj prezanton projektin për ndërtimin e spitalit në Podujevë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, së bashku me U.D. Drejtorin e ShSKUK-së, Saudin Maliqin, deputetin Ekrem Hyseni dhe përgjegjësin e Spitalit të Podujevës, Afrim Tahiri, kanë prezantuar projektin e sapo finalizuar për ndërtim të spitalit të Podujevës, njofton Insajderi.

Zemaj, përmes një postimi në Facebook, ka thënë se “spitali do të ketë sipërfaqe rreth 7,700 m2 dhe do të ofrojë shërbimet si: Diagnostika (Laboratorët me Radiologji), Ambulancat Specialistike, Shërbimi Emergjent, Mjekësia Interne, Kirurgji dhe Ortopedi, Gjinekologji dhe Neonatologji dhe Pediatri”.

Tutje ai ka shtuar se “Llapi meriton spital me kushte dhe shërbime për shumë arsye. Një ndër to, është të ofrohet shërbimi sekondar sa më afër qytetarëve dhe të mos ngarkohet QKUK-ja, sepse, jo vetëm Podujevës por edhe Prishtinës i mungon Spitali i Përgjithshëm”./Insajderi.com