Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se po vazhdojnë punimet e ndërtimit të Spitalit në Ferizaj.
Këto komente, Zemaj i bëri gjatë një vizite në Ferizaj, ku u takua me kryetarin e kësaj komune, Agim Aliu.
“Bashkë me kryetarin e Ferizajt, z. Agim Aliu dhe personelin shëndetësor të Spitalit të Përgjithshëm dhe të QKMF-së, biseduam për punën në këto institucione shëndetësore. Me përkushtim, ata po arrijnë të menaxhojnë me sukses trajtimin e pacientëve”, tha Zemaj.
Ai po ashtu shtoi se “Investimet për kompletimin e infrastrukturës spitalore dhe pajisjeve mjekësore janë prioritet, jo vetëm për Spitalin në Ferizaj. Ne po bëjmë maksimumin në këtë drejtim, krahas rritjes së kapaciteteve testuese dhe furnizimet me barna”. /Insajderi.com
Çështja e ndërtimit të Spitalit të Përgjithshëm në Ferizaj është prioritet dhe mbetet përkushtim i fuqishëm që sa më…
Posted by Armend Zemaj on Friday, 18 December 2020