Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës dhe ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka reaguar në lidhje me tollovinë e krijuar të premten tek Qendra e Vaksinimit “1 Tetori”më Prishtinë, përcjell Insajderi.
Zemaj, ka thënë se “Qeveria, nga përgjegjësia e saj totale, ka rrezikuar jetën e qytetarëve”.
Ai deklaroi se kjo “Qeveri nuk e ka prioritet menaxhimin e pandemisë dhe së ata po merren me problemet e vendeve fqinje”.
“Në vend që sot qytetarët të drejtohen drejt vaksinimit, nga përgjegjësia totale, Qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti dhe Arben Vitia, ka rrezikuar jetën e tyre. Kjo tregon se këta njerëz nuk e kanë prioritet shëndetin e qytetarëve. Çdo ditë është tregues se këta njerëz nuk e kanë prioritet menaxhimin. Këta merren me zgjedhjet në vendin fqinj dhe problemet në Lindjen e Mesme, dhe jo me situatën me Covid-19”, ka thënë ish- ministri i Shëndëtësisë.
Madje, Zemaj akuzoi qeverinë se u mundua që ta aktivizojë policinë në mënyrë që të mos lejoheshin marrjet e pamjeve nga ajo që kishte ndodhur sot.
“Sikur kjo të mos mjaftonte sigurisht me urdhër të qeverisë nuk janë lejuar që të pasqyrohet kjo gjendje dhe kjo është një përpjekje për ta fshehur të vërtetën. Nuk mund të fshihet e vërteta skandaloze që ka ndodhur sot”.
Tutje, Zemaj ftoi organet e rendit që ta trajtojnë me prioritet situatën e krijuar.
“Nuk mund të fshihet e vërteta skandaloze që ka ndodhur sot. Sot kanë reaguar mediat, shoqëria civile dhe qytetarët. Ftoj edhe organet hetimore që t’i trajtojë këto situata me prioritet” tha ai./Insajderi.com