Zemaj: QKUK është e mobilizuar për pacientë me Covid-19

Zemaj: QKUK është e mobilizuar për pacientë me Covid-19

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se Qendra Klinike Universitare e Kosovës, është e mobilizuar dhe e gatshme që të ofrojë shërbim për pacientet e infektuar me Covid-19, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Zmeaj ka thënë se “personeli shëndetësor tash e nëntë muaj është më vijën e parë të ballafaqimit me virusin vdekjeprurës. Po, ata janë lodhur dhe shumë të ngarkuar”.

Tutje në funksion të ballafaqimit me pandeminë, Zemaj ka kërkuar kujdes dhe respektim të masave nga ana e qytetarëve.

“Kërkohet kujdes dhe mobilizim që të respektojmë masat dhe vendimet në mënyrë që kapacitet spitalore mos të ngarkohen dhe të vijmë deri te në situatat e pa përballueshme, sikur që po ngjanë në botë”.

Në fund ai ka apeluar tek qytetarët që, në mënyrë që mos të mbushën spitalet me pacientë, të respektohen masat për ta penduar përhapjen e virusit.

“Mos t’i mbushim spitalet, mos e bëni të pamundur kujdesin për secilin pacient që ka nevojë për përkujdesje.

Kjo luftë kërkon bashkëpunimin tuaj të plotë qytetarë të nderuar.

Respektoni masat sepse ato janë për ta penguar virusin dhe për ta trajtuar me më shumë efikasitet. Zbatoni masat”./Insajderi.com