Zemaj: Rekordi i Zi i infeksioneve po tejkalohet çdo ditë

Zemaj: Rekordi i Zi i infeksioneve po tejkalohet çdo ditë

Ish-ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka deklaruar se “rekordi i zi” i infeksioneve me COIVD-19 po tejkalohet çdo ditë.

Të shtunën, Ministria e Shëndetësisë, raportoi për 2 mijë e 279 infeksione të reja.

“U shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjarëve për humbjen e më të dashurve të tyre”, ka shkruar Zemaj në Facebook.

Ai po ashtu kërkoi nga qytetarët që të vaksinohen kurdo që iu vjen mundësia.

Uroj që të gjithë t’i respektojmë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike”, përfundoi Zemaj.

Ditëve të fundit në Kosovë janë shtuar dukshëm rastet me COVID-19, por edhe numri i vdekjeve.

Rastet aktive janë 18 mijë e 287.