Zemaj: Ritet fetare të zhvillohen duke respektuar në përpikëri masa kundër Coronavirusit

Zemaj: Ritet fetare të zhvillohen duke respektuar në përpikëri masa kundër Coronavirusit

Në prag të festave të fundvitit, Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka theksuar se ritet fetare duhet të zhvillohen duke respektuar në përpikëri masat kundër përhapjes së COVID-19, njofton Insajderi.

Sipas tij, jeta dhe shëndeti i qytetarëve është parësore në çdo rrethanë.

Këto deklarata Zemaj i ka bërë gjatë takimit me peshkopin Dodë Gjergji, të cilin e falënderoi “për anagzhimin e dhënë në ruajtjen e shëndetit të qytetarëve në kohë pandemie”.

“Falënderoj mons. Dodë Gjergji për pritjen dhe angazhimin e madh që të ruhet shëndeti i qytetarëve në kohë pandemie. Në prag të festës së Krishtlindjeve, masat anti covid të cilat janë në fuqi pritet të respektohen. Andaj duhet të jemi të kujdesshëm që ritet fetare të zhvillohen duke respektuar në përpikëri masa anti covid”, ka shkruar ndër të tjera ministri Zemaj./Insajderi.com