Zemaj: Rritja e rasteve me COVID-19 vjen nga institucionet publike – është koha të veprojmë urgjentisht

Zemaj: Rritja e rasteve me COVID-19 vjen nga institucionet publike – është koha të veprojmë urgjentisht

Si pasojë e rritjes së numrit të rasteve të reja pozitive me Coronavirus në Kosovë, edhe Komiteti për Blerësimin dhe Koordinimin e situtatës me pandeminë COVID-19, ka mbajtur një takim të jashtëzakonshëm, njofton Insajderi.

Kështu ka bërë të ditur ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, i cili tha se bazuar në të dhënat që posedojnë, rritja e numrit të rasteve vjen nga institucionet publike, që është një tregues shumë i keq dhe që tregon se ajo që është thënë në takimin e fundit të Komitetit se ka mos-disiplinë në administratën shtetërore – po del të jetë e pavërtetë.

Ai ka ftuar Policinë e Kosovës dhe të gjitha inspektoratet pa dallim, bashkë më komunat të veprojnë urgjentisht në parandalimin e përkeqësimit të situatës.

“Inspektimet duhet të vazhdojnë me ritëm të shtuar, gjobat të jepen sipas Ligjit për luftimin e pandemisë Covid-19 dhe të mos ketë asnjë lloj shkarje prej ligjit, por të zbatohet me përpikëri.

Gjithashtu, kërkoj që të gjitha institucionet t’i ndalin urgjentisht seminaret, punëtoritë dhe format e tjera të organizimit ku ka grumbullim njerëzish sikurse edhe veprimtaritë e ndryshme krejtësisht të panevojshme si promovimet e ndryshme, tubimet publike dhe aktivitete të tjera që mund të shmangen dhe nuk janë domosdo që të mbahen me prani e grumbullim të njerëzve”, ka thënë Zemaj me anë të  një postimi në Facebook. /Insajderi.com