Zemaj: Shkollat fillore dhe të mesme do t jenë të hapura por me mbikëqyrej

Zemaj: Shkollat fillore dhe të mesme do t jenë të hapura por me mbikëqyrej

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka thënë se takimi me Komitetin për Menaxhimin e Pandemisë, që është mbajtur sot, ka qenë kryesisht takim informues, njofton Insajderi.

Përmes një postimi në Facebook, Zemaj ka thënë se :situata me pandeminë në vendin tonë është e njëjtë sikurse në vendet tjera, mirëpo sistemi ynë shëndetësor është i ndryshëm, dhe si rrjedhojë kërkohet zbatimi i strikt i masave”.

Në kuadrin e masave të reja, Zemaj ka paralajmëruar se “shkollat fillore dhe të mesme do të vazhdojnë të jenë të hapura por me mbikëqyrje”.

“Sa i përket universiteteve, do të vazhdohet me mësim online”, ka shtuar Zemaj.

Në fund ai ka paralajmëruar se këto masa pritet të votohen nga qeveria./Insajderi.com