Zemaj shpreh ngushllime te Familja Haxhidema për vdekjen e 20 vjeçares

Zemaj shpreh ngushëllime te Familja Haxhidema për vdekjen e 20 vjeçares

Zemaj shpreh ngushëllime te Familja Haxhidema për vdekjen e 20 vjeçares

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka shprehur ngushëllime për vdekjen e Fatime Haxhidema te familjarët dhe të dashurit e  20-vjeçares, njofton Insajderi.

“Lajmi se Fatimja, ka ndërruar jetë, na tronditi të gjithëve pa masë. Në këtë ditë të trishtueshme për juve, familjen dhe më të dashurit e Fatimes dhe të gjithë neve, ju shprehim ngushëllimet më të sinqerta, duke iu bashkuar dhimbjes Tuaj”, ka shkruar në një postim në rrjetin e tij social në Facebook.

Viktima kishte marrë lëndime serioze nga shpërthimi i ndodhur në një nga restaurantet e Ferizajt në fillimin e vitit, ajo u shtrua në spitalin e Turqisë dhe trajtohej nga mjekë të specializuar por, sot ndërroi jetë nga plagët e rënda që nuk mundi t’i përballonte.

“Në këto orë të dhimbjes së madhe, jemi me juve dhe dhimbjen tuaj familje e nderuar Haxhidema, duke lutur Zotin për shpirtin e saj dhe të gjeni forcë për ta tejkaluar këtë situatë tepër të rëndë.

Mbahuni të fortë. Ngushëllime të sinqerta!”, ka shtuar Zemaj. /Insajderi.com