Zemaj: Situata epidemiologjike vazhdon të jetë e qetë

Zemaj: Situata epidemiologjike vazhdon të jetë e qetë

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, derisa ka njoftuar në lidhje me situatën epidemiologjike të krijuar së fundmi ka thënë se kjo situatë vazhdon të jetë e qetë, njofton Insajderi.

Derisa është deklaruar rreth rasteve të reja, viktimave dhe pacientëve të shëruar nga Coronavirusi, ai ka thënë se situata e krijuar nga ky virus është më e qetë gjatë këtij muaji sesa gjatë shtatorit.

“Situata epidemiologjike po vazhdon të jetë më e qetë se gjatë shtatorit. Pres që angazhimi kundër virusit COVID-19, të mos e ulë përkushtimin në sistemin e tërësishëm shëndetësorë”, tha Zemaj.

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se numri total i rasteve pozitive është 15,814 raste nga 70,219 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 630 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 69 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 13,856 raste, kurse numri i rasteve aktive është një mijë e 328. /Insajderi.com