“Liria e lëvizjes nuk është i kufizuar, është vetëm kufizimi i aktiviteteve biznesore. Disa janë të lejuara, ato esenciale dhe disa tjera. Nuk është ajo mbyllja klasike nëse ka pasur keqkuptime”.
Kështu tha ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, gjatë një paraqitjeje televizive duke komentuar vendimin qeveritar për masat e reja anti-COVID që vlejnë gjatë vikendit në Kosovë.
Qeveria e Kosovës mori vendim që në dy ditët e fundit të javës të mbyllet gastronomia, supermarketet si dhe shtatë komuna të jenë në karantinë.
Por, vendimi ishte bërë publik vetëm katër orë para se të hynte në fuqi e kjo kishte krijuar huti. Për këtë Zemaj është sqaruar.
“Esenca e kësaj është tejkalimi i grumbullimeve të panevojshme që i kemi pa. Rritja e numrit të infeksioneve na ka detyruar që t’i marrim këto masa. Fatkeqësisht në shumë sektorë s’ka pasur disiplinë. Kufizim i lëvizjes së automjeteve dhe të atyre të atyre që nuk janë nga Prishtina vetëm ata që kanë nevoja të punëve të cilat janë te lejuara me masat në fuqi. As nuk mund të hynë e as të dalin deri të hënën në 5 të mëngjesit”, shpjegoi ai. /Insajderi.com