
Ministri i Shëndetësisë do të zhvillojë një takim virtual me kryetarët e Komunave të Kosovës, njofton Insajderi.
Ky takim vjen si pasojë e rritjes së rasteve me COVID-19 në vend.
Lajmin e ka konfirmuar kryetari i Asociacionit të Komunave të Kosovës, Sazan Ibrahimi.
Ai ka thënë se me ministrin Zemaj do të diskutohet për situatën e tanishme pandemike dhe masat e reja që do të merren në kuadër të rekomandimeve anti-COVID.
Ndërkaq, takimi virtual do të nis në ora 11:00. /Insajderi.com