
Eurodeputeti nga Austria, Lukas Mandl, ka vizituar ambasadën e Kosovës në Vjenë, ku është takuar me ministrin e Shëndetësisë në Kosovë, Armend Zemaj, njofton Insajderi.
Mandl ka postuar një fotografi në llogarinë e tij në Twitter, ku ka treguar se me Zemajn kanë biseduar mbi luftën kundër pandemisë COVID-19.
Ai në përshkrimin e fotografisë ka shkruar edhe fjalën shqipe ‘Faleminderit’.
“Një shkmëbim i shkëlqyeshëm me ministrin e Shëndetësisë së Kosovës, Armend Zemajn në ambasadën e Kosovës në Austri. Faleminderit ambasadorit Lulzim Pllana për mbajtjen e bisedës tonë në kohë mbi luftën kundër pandemisë dhe shumë çështje të tjera shëndetësore. Faleminderit”, ka shkruar eurodeputeti Mandl./Insajderi.com