Zemaj takohet me përfaqësuesin e OBSH-së

Zemaj takohet me përfaqësuesin e OBSH-së

Armend Zemaj, ministër i Shëndetësisë është takuar me Koordinatorin për Ballkanin dhe Moldavinë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, Abebayehu Assefa Mengistu.

Zemaj tha se, “OBSh mbetet partner i yni strategjik në luftimin e pandemisë duke na qëndruar afër gjatë kësaj kohe dhe asistuar si në përgatitjen e Manualin për Mbrojtje nga përhapja e COVID-19, me donacione të rëndësishme, përfshirë̈ këtu edhe aparaturën për RT-PCR, të sjellë së fundi me çka IKSHPK-së i janë shtuar kapacitet për testime molekulare për Covid-19”.

Ministri theksoi se ka përpjekje nga OBSH dhe partnerët e saj që të zbulohet vaksina anti-COVID.

Ndërsa, sipas komunikatës së Ministrisë së Shëndetësisë, Abebayehu Assefa Mengistu, e “vlerësoi menaxhimin e pandemisë në Kosovë dhe theksoi nevojën e përkushtimit dhe solidaritetit midis popujve në përballimin e kësaj sfide globale të shëndetit publik”. /Insajderi.com