Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka zhvilluar një takim zyrtar me kryetarin e Parlamentit të Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferin dhe me zëvendëskryeministrin e parë në Qeverinë e kësaj republike, Artan Grubi, derisa ka vizituar këtë vend, njofton Insajderi.
Me anë të një postimi në Facebook, Zemaj ka bërë të ditur se në të dyja takimet, ka theksuar rëndësinë e madhe të bashkëpunimit midis dy shteteve fqinje si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë shëndetësor.
“Në të dy këto takime, theksuam rëndësinë e madhe të bashkëpunimit midis dy shteteve si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë shëndetësor. Kryeparlamentari Xhaferi dhe zv. kryeministri Grubi u kanë dhënë mbështetje të plotë hapave të bashkëpunimit të dy ministrive respektive në menaxhimin e pandemisë Covid19, këmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit rajonal për të avansuar sistemet shëndetësore”, ka shkruar ai.
Po ashtu Zemaj thekson se janë trajtuar edhe çështjet e forcimit të kapaciteteve reaguese ndaj Covid-19 për periudhën e ardhshme.
Ky është postimi i tij i plotë të Facebook:
Gjatë vizitës në Maqedoninë e Veriut, zhvillova një takim zyrtar me kryetarin e Parlamentit, Talat Xhaferi dhe më pas edhe me zëvendëskryeministrin e parë në Qeverinë e Repubikës së Maqedonisë së Veriut, Artan Grubi.
Në të dy këto takime, theksuam rëndësinë e madhe të bashkëpunimit midis dy shteteve si në rrafshin politik, ashtu edhe në atë shëndetësor.
Kryeparlamentari Xhaferi dhe zv. kryeministri Grubi u kanë dhënë mbështetje të plotë hapave të bashkëpunimit të dy ministrive respektive në menaxhimin e pandemisë Covid19, këmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit rajonal për të avansuar sistemet shëndetësore.
Unë i informova për nismat midis dy ministrive, bashkëpunimin përmes grupeve të përbashkëta në shkëmbimin e informacioneve, trajnimeve të ekipeve profesionale dhe vlerësimin e situatës për të marrë vendime bilaterale rreth lehtësimit të qarkullimit bazuar në situatën epidemiologjike në të dy shtetet.
I trajtuam edhe çështjet e forcimit të kapaciteteve reaguese ndaj Covid-19 për periudhën e ardhshme.
Gjatë vizitës, vizituam edhe Ambasadën tonë në Shkup ku u informuam për aktivitetet që kryen ambasada dhe stafi i saj në shërbim të shtetit të Kosovës dhe qytetarëve tonë.
#Së bashku për shëndetin e të gjithëve! /Insajderi.com