Zemaj takon përfaqësuesit e BIK-ut

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takur sot përfaqësuesit e BIK-ut. Ka kërkuar mobilizim për tu përballur me pandeminë Covid-19.

Zemaj takon përfaqësuesit e BIK-ut

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, në kuadrin e aktivitetit për mobilizime ndër institucioanl, ka takuar sot edhe përfaqësuesit e BIK-ut, Myftiun Naim Ternava dhe kryeimamin Sabi Bajgora, prej të cilëve ka kërkuar bashkëpunim dhe kontribut në luftimin e pandemisë Covid-19, njofton Insajderi.

“Me kryetarin e Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiun Naim Tërnava dhe Kryeimamin Sabri Bajgora biseduam sot për situatën rreth Covid-19 në Kosovë dhe i falënderova ata për kontributin e BIK në përkrahje të institucioneve për ruajtjen e shëndetit publik në përballje me pandeminë Covid-19”.

Zemaj nga takimi me përfaqësuesit e BIK-ut gjithashtu ka thënë se sëbashku e kanë vlerësuar të rëndësishëm  bashkëpunimin midis institucioneve, BIK-ut dhe qytetarëve, me qëllim që të zbatohen masat e ndërmarra, në funksion të parandalimit të përhapjes së mëtejme të Covid-19.

Gjithashtu nga ky takim Zemaj dhe përfaqësuesit e BIK-ut kanë kërkuar që “popullata të bëjë kujdes maksimal duke iu përgjigjur zbatimit të masave të ndërmarra nga Qeveria dhe rekomandimeve të IKSHPK-së për të ruajtur veten dhe të tjerët në këtë kohë të sfidës me pandeminë Covid-19”./Insajderi.com