Zemaj takon përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore – shqyrton masat anti-Covid

Zemaj takon përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore – shqyrton masat anti-Covid

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka takuar sot përfaqësuesit e institucioneve shëndetësore, me të cilët ka biseduar rreth situatës aktuale me pandeminë Covid-19 në vend, njofton Insajderi.

Ky takim është bërë ne funksion të vlerësimit të situatës më Covid, në mënyrë që të dihen të gjitha gjërat para marrjes së një vendimi të ri për masa të reja.

Në profilin e tij në Facebook, Zemaj ka thënë “se edhe pse situata në vend po tregon shenja përmirësimi, megjithatë vlerësimi i drejtë është parakusht për marrjen e vendimit të drejtë”.

Në fund Zemaj ka thënë së “me gjithë ndjeshmërinë që ka ndaj kërkesave të ndryshme për lehtësim të masave, shëndeti publik megjithatë është primar”./Insajderi.com