Zemaj takon përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, premton njohjen e diplomave të specializantëve

Zemaj takon përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, premton njohjen e diplomave të specializantëve

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka pritur sot në takim përfaqësuesit e Luginës së Preshevës, njofton Insajderi.

Zemaj në këtë takim u zotua se banorët e kësaj ane do të kenë ndihmë konkrete, dhe se shumë shpejt të rinjtë që specializojnë në Kosovë do t’u njihen diplomat.

Përfaqësuesit e Luginës së Preshevës shpresojnë që marrëveshja e Uashingtonit, do të japë rezultate sa i përket pranimit të diplomave dhe certifikatave që kanë të bëjnë me specializantët shqiptarë.

Zemaj pas takimit tha se është nevojë elementare për të ecur përpara për shqiptarët që jetojnë në Luginë të Preshevës./Insajderi.com