Zemaj takon përfaqësuesit fetarë

Zemaj takon përfaqësuesit fetarë. Kërkon bashkëpunim dhe falënderon bashkësitë fetare për kontributin e dhënë gjatë pandemisë.

Zemaj takon përfaqësuesit fetarë

Ministri i Shëndetësisë Armend Zemaj ka takuar përfaqësuesit fetarë, Myftiun Naim Ternava dhe Kryeipeshkvin Imzot Dodë Gjergji, me të cilët ka biseduar për rëndësinë e zbatimit të masave anti-covid nga komunitetet fetare, njofton Insajderi.

Sipas Zemajt, “bashkësitë fetare në Kosovë kanë luajtur një rol të  madh gjatë fazës së pandemisë duke ndikuar në fuqizimin e përpjekjeve për ballafaqim të përbashkët kundër pandemisë, diçka që do ta bëjnë edhe në të ardhmen në funksion të ruajtjes së shëndetit publik”./Insajderi.com